Site icon Telegrafi

Pensionistes ia vjedhin biçikletën, njerëzit e panjohur ofrojnë t’ia blejnë një të re (Foto)

An 89-year-old woman whose bicycle was stolen while she was shopping is overwhelmed by offers of replacements Credit: BBC Three Counties

Mary Hampton nga Berkhamstead i Anglisë, i është ofruar t’i blihet një biçikletë e re, pasi të vjetrën ia kishin vjedhur.

Gruaja 89-vjeçare kishte shkuar në një qendër tregtare, për të kryer blerjet e javës, ku edhe ndodhi ngjarja, transmeton Telegrafi.

Hampton me biçikletën e re

“Më akuzuan se kam faj vet sepse nuk e mbylla, por kam 85 vite që ngasë dhe kurrë se kam lidhur”, ka shkruar Hampton në Facebook.

Postimi saj ishte shpërndarë në rrjetin social dhe shumë njerëz ofruan ndihmë, por një organizatë që merret me çiklizëm i ofroi një të re, si dhe shërbime riparimi falas.

“Tani po e mbylli, madje e kam blerë një çelës të madh që nuk kisha parë më herët. Më falën edhe një shportë për të vënë gjërat e blera”, ka shkruar më tej lidhur me rastin. /Telegrafi/

Exit mobile version