Telegrafi

Pensionistë pa pensione

Pensionistëve që kanë dhënë kontributin e tyre për vite me radhë, u janë marrë të gjitha të drejtat e fondit ekzistues pensional, duke i lënë ata në një gjendje shumë të rëndë.

Pensionistët kontributdhënës sot marrin vetëm 80 euro në muaj. Kosova në fakt akoma nuk ka hartuar një ligj për pensionet, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme për të.

Bisedimet e deritashme për rikthimin e fondit pensional të para vitit 1999 kanë dështuar. /Telegrafi/