Vëllai dhe agjenti i Sergio Ramosit ka thënë se pensionimi i kapitenit të Real Madridit në Santiago Bernabeun e ri do të ishte perfekt.
Kontrata aktuale e mbrojtësit spanjoll përfundon në verën e vitit 2021 dhe e ardhmja e tij te Los Blancos qëndron e pasigurt.
Ylli 34-vjeçar ka fituar katër La Liga dhe katër Liga të Kampionëve me Real Madridin që kur kaloi nga Sevilla në vitin 2005.
Derisa Santiago Bernabeu i ri është në rinovim, Renne Ramos ka thënë se vëllai i tij dëshiron të pensionohet në shtëpinë e re të madrilenëve.
“Ai dëshiron të vazhdojë sa më gjatë që të mundet”, ka thënë vëllai i Sergios në një intervistë për Onda Cero. “Të luan në Santiago Bernabeun e ri dhe aty të pensionohet do të ishte perfektë për të”.
“Fizikisht, ai qëndron mirë dhe ai është i gatshëm në momentin që rikthehet La Liga”, ka shtuar më tej Rene Ramos.
Ramos deri më tani në këtë edicion ka bërë 25 paraqitje në La Liga, duke shënuar pesë gola, derisa në total i ka 34 ndeshje të zhvilluara. /Telegrafi/