Telegrafi

Pensionimi i polices në Palm Beach, kolegët befasojnë amerikanen që shërbeu për 40 vite në forcat e rendit

Zyra e sherifit në Palm Beach të Floridas, ka postuar një video të momentit kur Nancy Mackeyt i bëhet një befasi me rastin e pensionimit pas 40 viteve karrierë në forcat e rendit.

Videoja shfaq Mackey duke u larguar nga ndërtesa e policisë, e cila pyeste se pse ishin ndezur sirenat në veturat e policisë, transmeton Telegrafi.

“Ku po shkojnë, çfarë po ndodhë”, dëgjohet ajo duke thënë në videon e publikuar më poshtë.

Por Mackey shpejt e kuptoi se veturat e policisë ishin aty për të, për t’i dhënë lamtumirën dhe një pensionim të qetë.

“Në emër të grave dhe burrave në zyrën e sherifit në Palm Beach, duam t’i urojmë pensionim të këndshme, pas 40 viteve shërbim në forcat e rendit”, dëgjohet duke thënë një burrë me zë të lartë. /Telegrafi/