Patrice Evra i ka dhënë fund karrierës si futbollist, pa mbi 700 ndeshjeve të zhvilluar si lojtar profesionist që përfshin 20 vite.
Evra fitoi shumë trofe si futbollist përfshirë pesë tituj të Ligës Premier, një Ligë të Kampionëve dhe dy tituj me Juventusin, përpara se të njoftonte sot për pensionimin e tij .
Ai gjithashtu kishte edhe 81 paraqitje për Francën.
Se ai ishte më shumë sesa thjesht një lojtar i shkëlqyeshëm, e shpjegon ish-shoku i tij i skuadrës Paul Pogba.
“Një lojtar që unë gjithmonë e shikoj lart është Patrice Evra. Ai është e familjes, kështu e shoh, ai gjithmonë është kujdesur për mua, më ndihmoi dhe më dha këshilla”.
“Ai është dikush që në fushë është shumë serioz dhe profesional, por jashtë saj ai është vëlla dhe dikush me të cilin mund të qeshni”.
“Ai është shumë i rëndësishëm për një ekip futbolli dhe për një klub”, ishin fajlët e Pogbas që e përshkruanin mbrojtësin e majtë, në fushë dhe jashtë saj.
Fëmijria dhe zgjedhja e kombëtares
Ai lindi në Senegal, por Evra u transferua në Belgjikë kur ishte një vjeç, para se të vendosej në Paris, dy vjet më vonë.
Ishte një veprim që përfundimisht e ndihmoi t zhvillohej si njeri, por që futboll po ashtu e luajti një rol të rëndësishëm.
Por vendimi për ta zgjedhur Francën nuk ia bëri jetën e tij më të lehtë, veçanërisht në Senegal.
“Jam rritur në mes të kulturës senegaleze në shtëpi. Por ne u perëndimizuam shumë shpejt dhe kur më duhej të zgjidhja midis Senegalit ose Francës, babai im më tha të ndiqja zemrën time”.
“Zgjodha Francën, pasi aty isha rritur, por më pas kisha shumë abuzime nga Senegali. Më thirrën majmun dhe u etiketova si tradhtar ndaj kombit”, tregon Evra.
Ai luftoi që ta gjejë klubin e tij të parë…
Pas provave të pasuksesshme me Rennes, Lens, Toulouse dhe Paris Saint-Germain në Francë, Evra arriti të luajë si lojtar profesionist në ishullin italian të Siçilisë kur nënshkroi një kontratë me klubin e Serie C1, Marsala. Në moshën 17 vjeç, ai ishte lojtari i vetëm me ngjyrë në ekip.
“Njerëzit po kërkonin fotografi me mua sepse ata kurrë nuk kishin parë një djalë të zi”, kujtoi Evra.
Fillim të vështirë edhe në karrierën e tij te United…
Pas lëvizjes së tij prej 5.5 milionë funtesh nga Monaco në janar të vitit 2006, Evra bëri debutimin e tij për Djajtë e Kuq në një humbje 3-1 ndaj fqinjëve të Manchester Cityt në Etihad Stadium.
U akuzua edhe Alex Ferguson që e bleu, duke e quajtur një bast tëe humbur të tij.
Edhe Evra e pranoi që nuk ishte gati në atë kohë: “Të luash për Manchester United ishte diçka për të cilën nuk isha përgatitur”.
Ai flet më shumë gjuhë se secili…
Po, Evra flet anglisht, italisht, spanjisht, portugalisht dhe frëngjisht, që është gjuaj e tij e parë.
Ai gjithashtu ka mësuar shumë fjalë në gjuhën koreane, vetëm që të mund të komunikonte më mirë me shokun e tij, ish-shokun e ekipit, Park Si-Jung.
Udhëtoi për të deri në Kore
Kur nëna e Parkut vdiq në vitin 2017, Evra fluturoi për në Korenë e Jugut për ta mbështetur shokun e tij të skuadrës dhe familjen e tij.
Dyshja ishin të pandara gjatë kohës së tyre në Old Trafford. Evra madje e quajti babanë e Parkut, ‘Papa’.
Zënka me Suarezin…
Një zënkë e madhe kisthe ndodhur me rivalët e Liverpoolit në tetor 2011, kur Evra e akuzoi yllin e Reds, Luis Suarez për abuzim racor gjatë një ndeshje.
Uruguai u akuzua më vonë dhe u shpall fajtor, përfundimisht duke u dënuar me tetë ndeshje dhe morën një gjobë prej 40 mijë funte.
Katër muaj më vonë të dy klubet u takuan përsëri dhe drama vazhdoi. Ata nuk folën dhe në mes u fut edhe Rio Ferdinand.
Ndonjëherë nuk kishte durim, goditi tifozin shqelm…
Në nëntor të vitit 2017, Evra e ndërpreu kontratën e tij me Marseillen, pasi ai e goditi karate në kokën një tifoz.
Incidenti erdhi para ndeshjes që Marseille e kishte në Ligën e Evropës ndaj Vitoria de Guimares, kur Evra u abuzua me gojë nga tifozët e vetë para fillimit.
Ai u përjashtua dhe më vonë u gjobit me 10 mijë euro.
Problemi i madh i shkaktuar me Francën
A keni harruar se çfarë kishte ndodhur në finalet e Kupës së Botës të vitit 2010?
Pas një fillimi të dobët ku Franca ku barazuan 0-0 me Uruguain dhe humbën 2-0 ndaj Meksikës – sulmuesi Nicolas Anelka u përjashtua për në shtëpi pas një grindjeje me trajnerin Raymond Domenech.
Vendimi zemëroi pjesën tjetër të skuadrës franceze dhe Evra i drejtoi lojtarët drejt një proteste për rikthimin e Anelkas.
Por Franca u largua kokulur pasi e humbi edhe ndeshjen e fundit me Afrikën e Jugut.
Ai ka një familje të madhe…
Në një intervistë në vitin 2009, Evra konfirmoi se kishte gjithsej 24 vëllezër dhe motra.
Po, 24. Babai i Evra, një diplomat në ambasadën e Senegalit, ishte martuar tre herë dhe ishte divorcuar dy herë.
Ai është një yll i internetit…
Videot e tij motivuese çdo të hënën në Instagram shpejt fituan të bëjnë bujë.
Një nga aktet e tij më të çuditshme, ishte kur ai e kafoi një pulë të papjekur. /Telegrafi/