Infektologu i njohur Salih Ahmeti është pensionuar.
Ai ka festuar ditëlindjen e 65-të, bashkë me kolegët e tij të Klinikës Infektive.
Këta të fundit me rastin e pensionimit të Ahmetit kanë organizuar një iftar, fotografi prej të cilit janë publikuar nga kolegu i tij, Fitim Havolli.
“Ne s’bashku si kolegë/e të Klinikës Infketive i urojmë ditëlindjen e 65-të Profesorit të nderuar dr.Salih Ahmetit. Profesorit i dëshirojmë shëndet dhe gjitha të mirat pranë familjës të ketë jetë të gjatë e të lumtur”.
“Ne i themi faleminderit për gjitha mësimet profesionale e morale që na i dhurove për gjatë gjithë këtyre viteve në punë e përkushtim ndaj kolegëve dhe gjithë pacientëve. Urime Prof.dr.Salih Ahmeti”, ka shkruar Havolli në llogarinë e tij në Facebook.