Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se nuk guxon të ndodhë zvogëlimi i pensioneve për veteranët e luftës së UÇK-së.
Ai e ka quajtur plotësisht të gabuar kërkesën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zvogëlimin e pensioneve të veteranëve.
Jashari në një intervistë për ‘Epokën e re’, tha se nëse insistohet të ndryshohet ligji apo të preken pensionet e veteranëve, do të shkaktohen probleme të mëdha.
Sipas tij, marrja e vendimeve të tilla do t’i revoltojë veteranët dhe do t’i fryjë destabilitetit në vend.
Jashari u k bërë thirrje institucioneve të vendit të jenë të kujdesshme në këtë drejtim. /Telegrafi/