Telegrafi

Pensionet e invalidëve dhe veteranëve, nga 120 deri në 240 euro

Udhëheqësi i Zyrës për Veteranët e Luftës së UÇK së në Zyrën e Kryeministrit, këshilltari politik i kryeministrit, Faik Fazliu, ka njoftuar dje për përkujdesjen institucionale të invalidëve dhe veteranëve të Luftës së UÇK së, në bazë të një vendimi të Qeverisë dhe Kryeministrit Thaçi. 

Në vazhdim, Fazliu ka njoftuar edhe për një varg projektesh, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i ka realizuar dhe po i realizon, me qëllim të përmirësimit të pozitës së invalidëve dhe veteranëve të luftës së UÇK së.