Pagesat për pensionistët kanë dalë me rritje të premten, ka njoftuar ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica.
Pensionet janë më të mëdha prej 15 deri në 20 për qind për disa kategori të pensionistëve.
“Sot i procesuam për pagesë pensionet me rritje prej 20%, për kategoritë e pensionit bazë, pensionit familjar, pensionit invalidor të punës dhe pensionet e parakohshme të Trepçës, si dhe pensionet kontributive me rritje prej 15%, duke përfshirë edhe pagesën retroaktive të muajit janar”, ka njoftuar n ministri Skënder Reçica në profilin e tij, në Facebook.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka shtuar se mbetet i përkushtuar që edhe në vijim, brenda mundësive buxhetore të vazhdojnë me rritjen e pensioneve edhe për kategoritë tjera të përfituesve të skemave sociale dhe pensionale. /Telegrafi/