Telegrafi

Pensilvania paralajmëron fitimtarin, çështje minutash

Shteti i Pensilvanisë është në votat e fundit që kanë mbetur për t’u numëruar duke paralajmëruar për Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Donald Trump pritet që të jetë fituesi i këtyre zgjedhjeve presidenciale, kur kanë mbetur diçka më pak se 4% të votave në këtë shtet.

Me fitoren në këtë shtet, që deri tani është në avantazh, Trump shkon në 274 vota elektorale, nga 270 që duhen për t’u shpallur President i SHBA.