Jermaine Pennant i ka përgënjeshtruar njoftimet se ka xhiruar në një video seksuale me gruan e tij, Alice Goodwin.
Ish-futbollisti i Arsenalit dhe Liverpoolit është i martuar me 32-vjeçaren, e cila është pjesëmarrëse në xhirime seksuale me videokamera kompjuterike.
Shikuesit e xhirimeve të tilla kanë pohuar se e kanë parë edhe Pennantin në një video, duke u bazuar në tatuazhin e tij në dorë.
Mirëpo, 35-vjeçari është prononcuar mbi këtë çështje duke thënë se nuk është një yll i filmave për të rritur.
“Të më quash yll pornografik dhe të më vësh në ballinë të gazetës, kjo është vetëm një shaka. Problemi është se ka njerëz që do të besojnë se unë jam në industrinë pornografike”.
“Do të ketë shumë kryetituj kur do të publikohet libri im pas disa muajsh… Jam shumëçka, por jo një yll pornografik”, ka thënë anësori për The Mirror.
Pennant u martua me Alice në maj të vitit 2014, ndërsa ajo është e njohur për angazhimet e saj në xhirimet erotike për të rritur. /Telegrafi/