Telegrafi

Me penj e gozhda, arti unik i Elsa Fondaj nga Suhareka

Elsa Fondaj, e reja nga Peqani i Suharekës, po shquhet me punime tejet interesante.

Këtë profesion ajo e bën prej vitesh me dëshirë të madhe. Ajo në këtë rrëfim tregon se ndihmën më të madhe e ka nga babai i saj.

“Punoj me art, babi e bën vendosjen e gozhdave tek një punim, ndërsa punimin tjetër unë e realizoj me penj”, thotë ajo shkruan Telegrafi.

Profesioni i saj është në rritje edhe pse ka vështirësi të shumta gjatë rrugëtimit, megjithatë ajo ka krijuar në Kosovë punime të shumta.

Ka realizuar punime për Skënderbeun, Ibrahim Rugovën, për Adem Jasharin pastaj për ndërmarrësin nga Suhareka Shaqir Palushi dhe kryetarin e komunës Bali Muharremaj.

“Varet nga punimi, logot e firmave për një javë mund të kryhen, ndërsa punimet për Ibrahim Rugovën apo Skënderbeun marrim deri një muaj. Artin e kam dashur si e vogël, e tash kam fillu me punu edhe më porosi”, thotë ajo.

Me materiale për këto punime furnizohet në qytete të ndryshme edhe pse ka vështirësi, sepse çmimet e materialeve janë bërë më të kushtueshme.

Ajo tregon që këto punime i krijon me përkushtim të detajuar dhe me shumë pasion./ElviraElshani/Telegrafi/