Që nga arritja e një armëpushimi mes Hamasit dhe Izraelit të kryesuar nga SHBA – ka patur shkëmbime të pengjeve izraelitë në këmbim të palestinezëve që gjenden nëpër burgjet izraelite.
Madje deri më tani janë liruar dhjetëra pengje izraelitë të rrëmbyer nga Hamasi, gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
E një video e publikuar së fundmi shihet një peng izraelit duke puthur në kokë luftëtarin e Hamasit, derisa ai dhe dy tjerë u dorëzoheshin zyrtarëve të Kryqit të Kuq në Nuseirat të Gazës.
Pesë nga gjashtë izraelitët e zënë rob janë liruar në Nuseirat dhe Rafa të Gazës, ku ky është dorëzimi i tretë i planifikuar në qytetit e Gazës, por kësaj radhe kjo u krye pa ceremoni publike.
Ata u liruan në këmbim të lirimit të 602 palestinezë të burgosur që mbaheshin nëpër burgjet e Izraelit. /Telegrafi/