Site icon Telegrafi

Pengoni pëlcitjen e thonjve gjatë dimrit

Gjatë këtyre ditëve të ftohta të dimrit është e nevojshme t’i kushtoni më shumë kujdes këtyre pjesëve të trupit, ndërkaq thonjtë shpesh më së shumti “pësojnë” dhe atëherë përballemi me pyetjet përse thonjtë na pëlcasin, na qërohen, nuk janë të fortë…

Thjesht, shkaqet janë dimri dhe kujdesi joadekuat.

Për të penguar që thonjtë të mos ju qërohen tërësisht dhe të mos ju pëlcasin, ne po ju japim disa këshilla të dobishme, të cilat do t’ju ndihmojnë që të keni thonj të shëndetshëm, transmeton Telegrafi.

Problemi kryesor gjatë dimrit është për shkak se ndodh humbja e ujit në thonj dhe për shkak të këtij faktori ata bëhen më të dobët dhe më të brishtë.

Rregulli i parë është që gjatë dimrit të harroni acetonin, sepse ai than sipërfaqen e thonjve. Në vend të tij, përdorni preparate të tjera më të buta. Më të mirë janë eliminuesit vajorë të llakut për thonj të cilët në vete nuk përmbajnë as aceton as alkool.

Kur vini kremin e duarve, lirisht qiteni edhe në thonjtë tuaj dhe tërësisht fërkojini përreth ndërgishteve. Kurim edhe më të mirë ofrojnë kremrat specifike të cilat në vete përmbajnë ure, si edhe vajra për kurim të ndërgishteve.

Gjithashtu, thonjtë rregulloni ekskluzivisht me limë, kurrsesi me gërshërë apo me prerëse thonjsh, sepse ato thonjtë i bëjnë edhe më të dobët. Në këtë mënyrë do të ruani sipërfaqen e thonjve dhe pas manikyrit patjetër qitni llak me vitamina dhe minerale, sepse do t’i mbroni thonjtë nga pëlcitja.

Atë që shumë vajza nuk e dinë është që ushqimi mund të mbrojë thonjtë tuaj dhe mund t’i bëjë më të fuqishëm dhe më të shëndetshëm.

Gjatë dimrit hani mjaft perime, pemë, fruta arrore dhe mish peshku.

Gjithashtu, shtojcat në ushqim të cilat përmbajnë kalcium, zink, por edhe vitaminat A dhe D, do të nxisin rritjen e shpejtë të thonjve dhe do të pengojnë qërimin dhe pëlcitjen e mëtutjeshme. /Telegrafi/

Exit mobile version