Romano Fenati ia ka tërhequr frenin Stefano Manzi, derisa po lëviznin me mbi 200 kilometra në orë, gjatë garës San Marino Moto2.
Për fat të mirë, kundërshtari tij nuk e ka humbur kontrollin dhe ka vazhduar ta ngiste motoçikletën, përkundër reagimit të pa pritshëm nga rivali, transmeton Telegrafi.
Fenatit i është ngritur flamuri i zi dhe u përjashtua nga gara, ndërsa disa zyrtarë kërkuan që t’i ndalohet përjetë pjesëmarrja në gara me motoçikleta.
Deri më tani, përfaqësuesit e tij nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë, ndërsa nuk ka ankesë as prej palës së dëmtuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/Eq-1-75cOSA