Në sulmet ajrore nga forcat e koalicionit të kryera në qytetin Kirkuk të Irakut, janë vrarë shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste Shteti Islamik.
Komandanti i Peshmergëve në jugperëndim të Kirkukut, Hiva Abdullah, theksoi se forcat e koalicionit kanë kryer sulme në fshatin Geyda dhe Sumudu të cilat janë nën kontrollin e ISIS-it.
Abdullah tha se militantët që ishin infiltruar në këto fshatra, kanë planifikuar të kryejnë sulme në qytetin e Kirkukut dhe për këtë arsye janë kryer sulme ajrore.
Qyteti Hawia dhe paralagjet e tij Zab dhe Riyad, të cilat i përkasin Kirkukut, nga viti 2014 janë nën kontrollin e organizatës terroriste ISIS.