Një një mashkull i rrezikshëm dhe agresiv, ka tentuar ta sulmojë ministër finlandez gjatë një tubimi zgjedhor në qytetin Vantaa jo larg Helsinkit, bën të ditur policia.
Agjencia e lajmeve Reuters bën të ditur se Policia nuk ka bërë të ditur për cilin ministër bëhet fjalë, por një fotoreporter i një agjencie lokale ka thënë se është sulmuar ministri i Punëve të Jashtme, Timo Soini.
“Sipas informatave të para, një mashkull i rrezikshëm dhe agresiv ka tentuar t’i afrohet ministrit në tubimin zgjedhor në Vantaai”, thuhet nga Policia.
Në fotografinë që ka publikuar agjencia lokale shihet një mashkull me fanellë të zezë në të cilën gjendet logoja “ushtari i Odinit” , të cilin policët e mbajnë të shtrirë për tokë.
Kjo organizatë është e njohur për qëndrime të djathta dhe kundër refugjatëve.