Në një rrugë të qetë në Londër, Golf Volkswagen ka mbetur me tavan në asfalt pasi është penguar nga një veturë e parkuar.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si automobili ka shkuar shumë pranë atij që ishte i ndaluar në skaj dhe e ka humbur kontrollin, transmeton Telegrafi.
Pas këtij momenti, te viktima kanë shkuar të gjithë personat që ndodheshin në rrugë dhe kanë provuar ta ndihmojnë.
Për shkak të një furgoni, në video nuk është filmuar dalja e shoferit nga vetura, por mësohet se ai ka gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
“Vetëm kur e pashë të rrotulluar dhe dola për të dhënë ndihmë, pasi e kontrollova xhirimin nga vetura ime, kuptova si ndodhi ngjarja”, ka thënë shoferi që e ka publikuar videon lidhur me rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/_oFR3sTN7Xw