Policia e Maqedonisë ka arritur që të ndalojë kontrabandë cigaresh në rajonin e Pehçevës, afër kufirit maqedono-bullgar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë patrullimeve, policia ka hasur një veturë ”Jeep” dhe ka tentuar ta ndalojë. Ndryshe nga urdhrat policore, shoferi ka përshpejtuar lëvizjen për t’i ikur policisë. Më pastaj, dy personat në veturë e kanë braktisur veturën dhe kanë ikur.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur 1505 kartona cigaresh ”Gracia Deluxe” dhe ”Sunny Slims”. Pas hetimeve të mëtutjeshme, policia ka arrestuar O. K nga Berova, i cili dyshohet se ka qenë transportuesi i këtyre cigareve./Telegrafi/