Telegrafi

Pengohet kontrabandim milionësh cigaresh përmes Maqedonisë

Është penguar kontrabandim i cigareve nga Selaniku për në Shkup, që kap vlerë shumëmilionëshe në euro.

Mirëpo, Shkupi nuk është destinacioni i fundit i këtyre cigareve, por përmes Maqedonisë do të duhej të kontrabandohen për në tregun e Bosnjës e Hercegovinës dhe Çekisë, shkruan portali Sudstvo.

Sipas policisë greke, kjo është bërë për t’u ikur taksave, pasi që porosia është bërë nga kompani amë, kurse i tërë rrjeti do të përfitonte hiç më pak se pesë milionë euro për një kontenjer.

Në hetimet e nisura, policia greke ka kërkuar ndihmë nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Dërgesa e fundit është zbuluar në muajin e kaluar, kur u kapën 25,4 milionë cigare, pa banderolë mbrojtëse, që në treg kushtojnë 4,9 milionë euro, pa akciza. bëhet fjalë për cigare “Gold Mount” dhe “Royal Blue”./Telegrafi/