Mbrëmë, në vendkalimin kufitar në Preshevë, dogana serbe në bashkëpunim me policinë kanë penguar kontrabandimin e thuajse 22 mijë tabletave të ndryshme të ilaçeve për qetësim.
Sipas të gjitha gjasave, këto ilaçe ishin të destinuara për tregun e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rasti është zbuluar gjatë kontrollit me skaner të një autobusi me regjistrim të Maqedonisë, që rregullisht qarkullon në linjën Ohër-Beograd.
Gjatë skanimit është vërejtur se diçka nuk është në rregull, kurse kontrolli i detajuar ka zbuluar se doganierët kishin të drejtë për dyshimet e tyre.
Kontrolli ka vërtetuar se në toaletin e autobusit kishte më shumë se 10 qese, ku kishte më shumë se 800 kuti me barëra të ndryshme, të cilat ishin të fshehura në garderobë.
Brenda këtyre barërave janë gjetur edhe barëra me përbmajtej psikoaktive dhe në sasi më të vogla kishte edhe barëra tjera.
Për shkak se asnjë udhëtarë nuk e mori përsipër pronësinë për këta ilaçe, shoferi dhe barërat u dorëzuan në polici dhe prokurori./Telegrafi/