Një 22 vjeçar u morë peng nga tre persona të cilët më pas e rrahën në Tiranë.
Në lidhje me këtë ngjarje u arrestuan shtetasit A.Ç, A.Ç dhe E.K.
Motivi i pengmarrjes së 22-vjeçarit është lidhja që ai kishte me vajzën e 41-vjecarit A.Ç.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se vajza është e moshës 17-vjeçare.
Babai i të miturës së bashku me dy personat e tjerë, e rrëmbyen 22-vjeçarin dhe e dërguan në zonën e Shëngjergjit në Tiranë.
Sipas policisë aty ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. Ç., 41 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe E. K., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 110/25, i Kodit Penal. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë forcërisht në automjet, një 22-vjeçar, dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tij, për motive të dobëta”, thuhet në njoftimin e policisë.