Telegrafi

Pengimi i referendumit, Spanja tërheq policinë nga Katalunia

Qeveria spanjolle ka filluar tërheqjen e përfocimeve policore nga Katalonja, tre muaj pasi ata u dërguan në rajon për të ndalur referendumin për pavarësi, i cili u shpall ilegal nga Gjykata Kushtetuese.

Ministria e Brendshme e Spanjës dhe unioni i policëve deklaruan se tërheqja pritet të përfundohet gjatë kësaj fundjave.

Madridi vendosi mijëra oficerë shtesë nga Policia Kombëtare e Spanjës dhe Roja Civile në Katalonjë në shtator, teksa rajoni veri-lindor përgatitej të votonte në referendumin e kontestuar të pavarësisë.

Edhe pse qeveria e drejtuar nga Mariano Rajoy nuk ka specifikuar numrin e saktë të oficerëve shtesë të dërguar në Katalunjë, mediat spanjolle pohojnë se mund të jenë deri në 10.000.

Votimi u shoqërua nga skena dhune, pasi policia përdori shkopa gome për të detyruar votuesit të largoheshin nga qendrat e votimit. Të paktën 92 persona u plagosën nga përleshjet. /javanews.al/