Site icon Telegrafi

“Pengimi i drejtësisë” të përfshihet si vepër penale në Maqedoni

Për Lidhjen Demokratike të Maqedonisë (LDM) në reformat e sektorit gjyqësor duhet patjetër të përfshihet përgjegjësia për të gjithë ata që në njëfarë mënyre e kanë penguar drejtësinë.

Sipas kësaj partie politike, duhet posaçërisht të theksohet përgjegjësia te bartësit e funksioneve të larta politike dhe shtetërore.

Prandaj, LDM-ja propozon të parashihet vepra penale “pengim i drejtësisë” për të gjithë ata që përdorin forcën politike për të penguar ose ndërhyrë në efikasitetin e luftës kundër formave të rënda të krimit të organizuar.

Partia e Pavle Trajanovit propozon që me reformat të përfshihet edhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), pa ndonjë kufizim kohor. /Telegrafi/

Exit mobile version