Telegrafi

Pengesa plastike për siguri më të lartë në komunikacion në komunën e Kavadarit

Në komunën e Kavadarit ka filluar vendosja e pengesave plastike në korsitë e komunikacionit në disa rrugë që kanë për qëllim të pengojnë vozitje të shpejtë dhe të parregullt, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithsej 105 pengesa plastike do të vendosen në disa rrugë që janë më të frekuentuarat, bëjnë të ditur nga komuna e Kavadarit.

Pritshmëritë e institucioneve komunale janë që këto pengesa plastike të ndihmojnë shumë në përmirësimin e sigurisë në komunikacion, sidomos nëpër rrugët më të frekuentuara të komunës në fjalë./Telegrafi/