Site icon Telegrafi

Pengesa në rrugë, kalimtarët të shikojnë më gjatë bukuritë e asaj zone (Foto)

Në një rrugë në Teirzhuang të Kinës, janë vendosur pengesa të shumta, në mënyrë që të ngadalësohet ecja e kalimtarëve.

Tani ata qëndrojnë më gjatë,  duke iu mundësuar të shikojnë më mirë bukuritë dhe trashëgimitë kulturore  që i ofron zona, transmeton Telegrafi.

Kalimtarët të ecin më ngadalë

“Më parë ecnin shpejtë dhe pa interesim për ambientin, por tani janë më të qetë dhe admirojnë këtë vend të lashtë”, ka thënë një zyrtar lidhur me vendimin.

Shtegu i gjatë afro 100 metra, i cili lidhë dy pjesë shumë të rëndësishme të qytetit, po frekuentohet edhe më shumë sepse është bërë një sensacion në vend.

Qëndrojnë më gjatë dhe shikojnë ambientin

“Këto ndalesa përdoren për veturat që kalojnë me shpejtësi, por qenkan efikase edhe për njerëzit e shpejtë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrai/

Exit mobile version