Nëse ndiqni rregullat, kalimi është i padukshëm.
Kompania spanjolle Badennova ka zhvilluar ngadalësues të veçantë të trafikut (“policët e shtrirë”), si një hap i madh përpara në krahasim me ata klasikët që shohim sot në rrugë.
Përkatësisht, ky “shtrirë” është i mbushur me një lëng që “shpërblen” shoferët më të ngadaltë, gjegjësisht shoferët që respektojnë rregullat e trafikut.
Nëse respektojnë kufirin e shpejtësisë, praktikisht nuk do ta ndiejnë kufirin e shpejtësisë.
Siç u tha, ky material është jashtëzakonisht fleksibël dhe rezistent ndaj goditjeve.
Kompania Badennova thekson se këta ngadalësues janë tashmë në funksionim në garazhe publike, dhe “i shtrirë” i parë provues në natyrë u instalua në Villanueva de Tapia.
Interesim shfaqën edhe blerësit nga Izraeli dhe Gjermania. /Telegrafi/