Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, mbetet i penduar që nuk ka arritur të nënshkruajë me Kylian Mbappen dhe këtë e zbulon zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev.
Adoleshenti u bashkua me Paris Saint-Germain si huazim, por u ble në fund për 180 milion euros.
Edhe Real Madridi ka qenë shumë i interesuar për lojtarin.
“Çdo herë që takohem me Florentinon (Perez), ai më tregon për keqardhjen e tij për situatën Mbappe”.
“Ai më fjason mua që nuk e ka shitur në Madrid … por ishte vendim i lojtarit!”
“Marrëdhëniet mes nesh dhe Madridit mbeten të forta, dhe ne të dy ia dëshirojmë lojtarit më të mirat, pasi ai është një fitues i ardhshëm i ‘Topit të Artë’, ka thënë Vasilyev për RMC Sport.
Francezi edhe këtë verë ka qenë i lidhur me një kalim te Reali kur u largua Cristiano Ronaldo drejt Juventusit. /Telegrafi/