Telegrafi

Penelope Cruz kujton takimin me Nënë Terezën: Kjo grua e jashtëzakonshme që ma ndryshoi jetën

Penelope Cruz (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)

Aktorja me famë botërore, Penelope Cruz, ka pasur fatin e madh që gjatë jetës të takohem me një nga gratë më të famshme shqiptare.

Bëhet fjalë për të madhen Nënë Tereza, me të cilën ajo ka realizuar edhe një fotografi.

Penelope Cruz (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

E njëjta së fundmi, ka publikuar në rrjetin social Instagram këtë fotografi me humanisten e madhe botërore, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar se e ka pasur për nder që të takohet me një njeri të tillë.

“Në kujtim të kësaj gruaje të jashtëzakonshme dhe kohës që kam kaluar me të. Me të vërtetë ma ndryshoi jetën. Kujtoj këtë grua të mahnitshme dhe gjithçka që mësova nga ajo. Udhëtimi që më ndryshoi jetën. Gjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Penelope Cruz në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Anjezë Gonxhe Bojanxhiu – Nënë Tereza, apo e njohur tashmë si Shën Tereza është prej figurave më të ndritura me të cilat krenohet mbarë populli shqiptar. /Telegrafi/

Portreti i Nënë Terezës (Foto: Mark Wilson/Getty Images/Guliver)