Dramatike, e fuqishme dhe joshëse – Penelope Cruz është një pasqyrim i stilit dhe i elegancës
Ajo u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Santa Barbara, krah për krah me bashkëshortin e saj të pashëm, Javier Bardem.
Penelope është 47 vjeçe dhe duket si një grua 47-vjeçare e kuruar! – transmeton Telegrafi.
Ajo nuk ka bërë botoks, nuk ka gjoks apo të pasme silikoni, e megjithatë duket tepër mirë.
E veshur me një fustan të kuq me një mantel, Penelope mahniti me pamjen e saj.
Më herët gjatë ditës, Penelope kishte veshur një fustan të shkurtër rozë dhe theu rregullin që të mos vishet kurrë rozë në tapetin e kuq! Ajo dukej e re dhe e freskët.
E pyetur nëse do t’i nënshtrohet edhe tendencës së përgjithshme të përdorimit të botoksit, Penelope tha se është aktore dhe se aktoret duhet të kenë mundësi të shprehin emocionet. /Telegrafi/