Telegrafi

Pendohet Trump, Paul Ryan dhe John McCain marrin mbështetjen e tij

Miliarderi Donald Trump më në fund ka mbështetur kandidaturën e përfaqësuesve republikanë, Paul Ryan dhe senatorin John McCain, në rizgjedhjen e tyre.

Deklaratat e tij se Ryanit dhe McCainit i duhen rrugëtimit të tij presidencial, kanë zënë në befasi të gjithë për faktin se javë më herët ai refuzoi mbështetjen e këtyre dy figurave.

“Sot unë jam me ta e do të punojmë së bashku dhe kjo është shumë e rëndësishme”, ka deklaruar Trump.