Site icon Telegrafi

Pendohet Sara Kapo, i kërkon falje Edi Ramës

Para dy ditësh Sara Kapo publikoi një status, ku i kërkonte llogari Kryeministrit për mungesën e energjisë elektrike.

“Edi Rama, kam tërë ditën pa drita!

A do vijnë?
A jeni në terezi?! Turp!!
Faturën e ilaçeve ta sjell me mail.”
Është ky statusi që u bë “lajm i ditës” për shumë portale, ndërsa më pas në media pasoi një tjetër lajm, ku thuhej se e vërteta është se Sara Kapo rezulton me borxhe ndaj OSHEE për fatura të papaguara që prej shtatorit, kjo është dhe arsyeja e shkëputjes së energjisë elektrike.

E kontaktuar nga Jeta Osh Qef, Sara Kapo ka sqaruar të gjithë situatën dhe si gjithnjë, është treguar e vërtetë duke dhënë detaje për këtë “revoltim” të momentit të saj që u bë lajm në çdo portal.

Fillimisht Sara sqaron se postimi i saj, të cilin ajo s’e priste aspak të bënte bujë dhe bëhej lajm, ishte thjesht një revoltim i momentit dhe jo një “kritikë e ashpër ndaj qeverisë”.

Pra, Sara pohon se mediat e ekzagjeruan për këtë postim që ishte thjesht një revoltim i momentit edhe për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, ndërsa pranon se kishte kaluar afati për të paguar energjinë elektrike dhe kjo për shkak të pavëmendjes.

Sara Kapo shkruan për JOQ se kërkon falje publikisht për këtë incident, ndërsa shton se është penduar për postimin e saj pasi e quan “budallallëk të shkruash çdo hall në FB”.

Gjithashtu, Sara ka edhe një koment për gazetarët, për të cilët shprehet se nuk i pëlqen aspak mënyra se si i përcjellin lajmet.

Exit mobile version