Site icon Telegrafi

Pendohet Rooney, mendon të shkojë në Kinë

Kapiteni i Manchester Unitedit, Wayne Rooney sërish është duke e menduar transferimin në Kinë.

Mediat britanike shkruajnë se sulmuesi anglez, i cili tashmë ka humbur vendin tek ‘Tre Luanët’ është i vendosur që të transferohet në Superligën kineze.

Rooney në afatin e janarit kishte refuzuar super-ofertën nga Kina, por tashmë lojtari duket se ka ndryshuar mendjen për shkak se ai nuk ka minutazh të mjaftueshme në skuadrën e Jose Mourinhos.

Thuhet se Rooney është gati të pres ofertën e re nga Kina në mënyrë që ta rikthej formën e tij dhe sërish të marr ftesë nga përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate, i cili nuk e ka përfshirë në listën e lojtarëve për sfidën kundër Lituanisë dhe Gjermanisë.

Exit mobile version