Lisa Coen ka qenë duke udhëtuar me tren në Dublin të Irlandës, kur një hajn ia ka vjedhur nga xhepi pecetën e përdorur.
Madje, ai ka qenë aq i turpëruar dhe i rrëqethur në të njëjtën kohë, sa që është përpjekur t’ia kthente prapa, transmeton Telegrafi.
“E mbështjella me najlon, sepse nuk kisha ku ta hidhja dhe e futa në xhep. Ishte e çuditshme, kur e zura teksa mundohej ta fuste fshehurazi brenda”, ka shkruar Coen lidhur me rastin.
Shumë shikues e kanë shpërndarë tregimin e saj, duke e përdorur si shembull për të gjithë hajnat, se çfarë mund t’i pret. /Telegrafi/