Në Leeds të West Yorkshire, i riu që njihet vetëm me emrin Devon e ka lejuar shokun e tij Matty, ta qëllonte me pushkë ajrore, për t’ia shpërthyer tullumbacet që kishte vendosur pas.
Por, plumbat që e qëlluan i kanë shkaktuar atij shumë dhimbje, duke i pamundësuar lëvizjen normale, transmeton Telegrafi.
“Do duhej të shtinte vetëm derisa shpërthen tullumbacet dhe jo të vazhdonte me rafal”, ka thënë Devon lidhur me rastin.
Në anën tjetër, shikuesit kanë kërkuar të mos përdoren njerëzit si shënjestër kur qëllohet me pushkë ajrore, sepse pasojat mund të jenë të konsiderueshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/_adMOXA4CMM