Telegrafi

Pendohet që kërkoi të rrotullohet në përzierësen e betonit (Video)

Orry Packard nga Derbyshire e Anglisë, pasi që piu sasi të mëdha alkooli, kërkoi të rrotullohet në përzierësen e betonit.

Por, 28-vjeçari u pendua shumë, sepse kjo eksperiencë e la me dhimbje të mëdha koke dhe marramendje, transmeton Telegrafi.

“Festuam ditëlindjen e shokut dhe tërë ditën e kaluam duke pirë dhe ngrënë mish nga skara. Kur gjithçka përfundoi, aty ishte kjo pajisje dhe desha ta provoj”, ka thënë Packard lidhur me rastin.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon atë teksa rrotullohet shtatë herë në 360 shkallë, ndërsa në sfond dëgjohen miqtë e tij duke qeshur. /Telegrafi/