Site icon Telegrafi

Pendohet Cassano, tërhiqet nga pensionimi: Dua të luaj!

Antonio Cassano duket se po luan me mediat, pasi që ka thënë se do të vazhdojë të luajë për Hellas Veronan.

Para tetë ditësh, ai nënshkroi kontratë njëvjeçare me skuadrën e promovuar Serie A, mirëpo të martën u raportua se ai ka vendosur të pensionohet.

Mediat italiane raportuan se 35-vjeçari e ka marrë vendim të tërhiqet nga futbolli për arsye familjare.

Lexo po ashtu Cassano pensionet vetëm tetë ditë pas kalimit te Verona

Mirëpo, në konferencën për shtyp që e kishte ftuar për ta konfirmuar pensionimin, Cassano ua ka thënë gazetarëve të kundërtën: “Nuk pensionohem!”.

“Ishte një moment i vështirë këtë mëngjes, isha i lodhur dhe u takova me drejtorin (Filippo Fusco) dhe i thash se dua të pushoj”

“(Por)vendimi im është që dua të vazhdoj të luaj, kisha një moment dobësie. Zakonisht vendos me instinkt, por këtë herë kam vendosur me mendje, falë gruas time, drejtorit dhe (trajnerit Fabio) Pecchia”.

“Vendimin që e mora instinktivisht ishte gjë e çmendur, dua të kem një sezon të shkëlqyer me këtë skuadër”, ka thënë mes tjerash Cassano. /Telegrafi/

Exit mobile version