Telegrafi

Pendarovski vizitoi qytetin e Dibrës, kërkon të theksohen shembujt pozitiv në shtet

Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të projektit ‘Sy në sy me kryetarin’, sot vizitoi Komunën e Dibrës.

Gjatë bisedimeve me gazetarët, Pendarovski tha se pas Velesit, Koçanit dhe Tetovës, Dibra është qyteti i katërt të cilin e viziton në kuadër të këtij projekti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kam deklaruar edhe më herët se qytetarët nuk duhet që me problemet e tyre apo me dilemat e tyre të vinë te unë në kabinet. Më mirë unë të vi tek ata, t’iu dëgjoj. Por, kuptohet, këtë e dëshmon edhe struktura e vizitës, se nuk do të merremi vetëm me problemet. Qëllimi im që në kuadër të këtij projekti t’i theksoj shembujt pozitiv”, tha mes tjerash Pendarovski në takimin me gazetarët.

Pendarovski vizitoi kishën ‘Shën Jovan Kristel’, fabrikën e ujit ‘Maya’ si dhe kompaninë ‘Slice piza’. Ai u takua edhe me personin i cili ka dhuruar më së shumti gjak, pensionistin Ramadan