Telegrafi

Pendarovski u takua me përbërjen e re qeveritare

Kryetari Stevo Pendarovski sot i pranoi anëtarët e përbërjes së re qeveritare të Qeverisë teknike.

Pendarovski i uroi për zgjedhjen e përbërjes së re qeveritare duke uruar qqë në këto momente historike për shtetin kur duhet të rrumbullakohet anëtarësimi dhe të caktohet datë për bisedime me BE-në, të vërtetojmë kapacitetin demokratik të Maqedonisë së Veriut dhe të zbatohen zgjedhjet e ardhshme kuvendare në atmosferë korrekte dhe demokratike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Kuvendi me 101 vota votoi përbërjen e re qeveritare ku kryeministër do të jetë ish-ministri i MPB-së dhe nënkryetari i LSDM-së, Oliver Spasovski ndërsa në MPB dhe në MPPS do të jenë ministrat e OBRM-PDUKM-së.

Maqedonia më 12 prill mban zgjedhjet e parakohshme kuvendare që vinë si pasojë e mosdhënies së datës për nisje të bisedimeve./Telegrafi/