Site icon Telegrafi

Pendarovski-Tusk: Fillimi i bisedimeve do të jetë impuls i fuqishëm për vazhdimin e reformave

Presidenti Stevo Pendarovski realizoi takim me kryetarin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim u shkëmbyen mendime për gjendjen e përgjithshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajon, si dhe për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Presidenti Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut në dy vitet e kaluar ka marrë vendime të rënda për shumë çështje të ndjeshme, duke përfshirë edhe marrëveshjen e Prespës me Republikën e Greqisë dhe marrëveshjen e miqësisë, fqinjësisë dhe bashkëpunimit të mirë me Republikën e Bullgarisë, dhe ka zbatuar reforma thelbësore në shumë fusha, me çka konfirmon angazhimin e saj për proceset eurointegruese”, deklarojnë nga kabineti i Presidentit.

Fillimi i bisedimeve për anëtarësim, sipas Pendarovskit, do të jetë impuls i fuqishëm për realizimin e mëtejshëm të reformave në vend dhe për anëtarësimin e vendit në BE./Telegrafi/

Exit mobile version