Presidenti Stevo Pendarovski u shpreh se nuk përjashtohet mudnësia që në listën e zezë të SHBA-ve të gjenden emra të funksionarëve aktual.
Pendarovski theksoi se vizita e ekipit amerikan në Maqedoninë e Veriut ka qenë pikërisht për mbledhjen e informacioneve për përditësim të listës së zezë që pritet të publikohet.
Duke komentuar vërejtjet e ambasadores Alegeer për zgjedhjen e Islam Abazi në prokurori, Pendarovski theksoi se kritikat janë reagim për gjendjen e keqe në gjyqësi. Për Pendarovskin, zgjedhja e Abazin në krye të prokurorisë nuk është kontestues.
Për gjendjen në sistemin gjyqësor, shefi i shteti tha se do të përmirësohet “vetëm kur politikanët dhe biznesmenët do të heqin dorë nga gjyqësia”./Telegrafi/