Telegrafi

Pendarovski të punësuarve në Klinikën Infektive: Të gjithë jemi me ju

Presidenti Stevo Pendarovski, nëpërmjet video bisedoi me drejtoreshën dhe me një pjesë e të punësuarve mjekësor në Klinikën Infektive në Shkup.

Ai u njoftua për gjendjen momentale në klinikë, për numrin e pacientëve dhe gjendjen e tyre shëndetësore si dhe për kapacitetet e këtij institucioni, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Motivimi dhe përkushtimi juaj, por mbi të gjitha profesinaliteti që po e zbatoni çdo ditë duke i kryer detyrat e juaja në këtë krizë me Covid-19, te mua dhe besoj te të gjithë qytetarët ngjall ndjenjën e sigurisë. Ju inkurajoj që të vazhdoni me të njëjtin ritëm”, ju tha Pendarovski.

Të punësuarit përmendën për rreziqet që i sjell puna e tyre si dhe për pajisjet që i kanë në dispozicion. Ata u shprehën se kanë mjaftueshëm mjete dhe se klinika e tyre vazhdimisht furnizohet dhe se personeli në klinikë i respekton të gjitha masat për mbrojtje.

Pendarovski falënderoi ata për shkak se ndodhen në linjën e parë në luftën kundër coronavirusit./Telegrafi/