Shpresoj dhe vlerësoj se me kalimin e kohës të gjithë njerëzit do ta kuptojnë se nuk kam se nga se të frikësohem dhe se do të rritet numri i atyre që janë për marrëveshje, tha Stevo Pendarovski, për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA.
Ai tha se ende jemi në fillim të procesit të ndryshimit të emrit nëpër objekte dhe tabelave dhe sqaron se IRJM ishte vetëm për përdorim të jashtëm, ndërsa jo edhe për përdorim të brendshëm dhe e gjithë kjo është diçka e re për ne.
“Ato të cilët më lehtë do të adaptohen janë të rinjtë krahasuar me të vjetrit. Në çdo rast jemi të obliguar që ta zbatojmë atë që kemi nënshkruar dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”, tha Pendarovski.
Pendarovski shtoi se me anëtarësimin në NATO kufijtë tonë do të kenë legjitimet ndërkombëtar.
Në lidhje me rikadidimin për president të vendit, Pendarovski tha se nëse ka mbështetje të gjerë nga qytetarët, do të kandidojë, por kjo varet nga vullneti i qytetarëve dhe pa mbështetjen e qytetarëve nuk do të kandidoja./Telegrafi/