Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në intervistën e mbrëmshme në emisionin “360 gradë” zbuloi se në tetor do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Greqisë, ndërsa do të jetë presidenti i parë i Maqedonisë së Veriut që do të vizitojë zyrtarisht atë vend.
“Në fillim të tetorit, më 5 dhe 6 tetor, duhet të bëhet vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Maqedonisë së Veriut në Republikën e Greqisë”, tha ai.
Pendarovski do të ketë takime me kryeministrin grek dhe kryetarin e parlamentit, ndërsa është i mundshëm edhe një takim me kreun e opozitës./Telegrafi/