Telegrafi

Pendarovski do të heq dorë nga privilegjet pas skadimit të mandatit

Kryetari Stevo Pendarovski, pas skadimit të mandatit nuk do t’i shfrytëzojë privilegjet të cilat i takojnë me ligj.

Për TV24, nga kabineti i tij thonë se Pendarovski do të heq dorë nga e drejta e shfrytëzimit të Kabinetit me bashkëpunëtorë dhe nga pensioni i përhershëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pas skadimit të mandatit, kryetari është i mendimit se duhet t’i sigurohet hapësirë në një nga institucionet shtetërore ku si ish-kryetar do të kryente aktivitetet protokollare”, thonë nga kabinet i Pendarovskit.

Lexo po ashtu Antikorrupsioni kërkon që Ivanov të heq dorë nga luksi

Propozimi për uljen e përfitimeve të ish-kryetarëve e ngriti Komisioni Anti-korrupsion pasi që shpenzimet i vlerësoi si joproduktive.

Sipas përllogaritjeve të tyre, Ivanov dhe Cërvenkovski për një vit kanë në dispozicion 100.000 euro për zyra, shofer, sigurim, bashkëpunëtorë dhe pension të kryetarit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Anti-korrupsioni kërkon të anulohen privilegjet edhe për ish-kryetarin Branko Crvenkovski