Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski sot priti në takim përfaqësuesit e “Më mirë për Tetovën”.
Në takim përfaqësuesit e kësaj organizate i treguan aktivitetet e tyre vijuese. Ata po ashtu edhe kërkesa ndaj presidentit Perndarovski.
“Përfaqësuesit e kësaj nisme qytetare i theksuan kërkesat e tyre për zgjidhjen e rasteve me aksidentin në Llaskarcë, spitalin modular dhe rastin me aksidentin në Bullgari si dhe me ngjarjet e fundit në Klinikën e Onkologjisë”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga kabineti i presidentit Pendarovski.
Në takim, siç thuhet në kumtesë, presidenti Pendarovski ka theksuar rëndësinë e respektimit të parimit të sundimit të së drejtës dhe ndërtimit të një shteti funksional të drejtësisë. Presidenti i vendit ka bërë apel ndaj institucioneve që sa më shpejt të zbardhen rastet dhe të ketë dënime për përgjegjësit./Telegrafi/