Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot ka takuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.
Siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Presidenti i vendit ka theksuar nevojën që në periudhën që vijon të gjithë aktorët politik të kenë qasje konstruktive dhe kapacitete e tyre ti orientojnë drejtë përmbushjes së reformave, me qëllim të marrje së datës për fillim të negociatave”.
“Në takim presidenti Pendarovski ka theksuar se Maqedonia e Veriut është para një mundësie historike që të konfirmohet si partnere e BE-së dhe NATO-s. Kjo sipas Pendarovskit është mënyra e vetme që çon drejt stabilitetit dhe prosperitet të shtetit dhe rajonit”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Ahmeti ka uruar Pendarovskin për marrjen e detyrës së kryetarit të shtetit.
Theksojmë se gjatë ditës së sotme Pendarovski priti në takim edhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, kurse më herët realizoi takim edhe me kryeministrin e vendit Zoran Zaev./Telegrafi/