Telegrafi

Pendarovski: Takim liderësh diku më 10 dhe 12 maj

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në intervistën e tij për ‘360 gradë’ paralajmëroi takim liderësh mes 10 dhe 12 maj, ndërsa për këtë i ka njoftuar kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski si dhe liderët e partive politike shqiptare në pozitë e opozitë.

Pendarovski tha se vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, Qeveria mund të sjell Dekrete dhe se problemi qëndron se Kuvendi nuk mund të mblidhet për shkak se i pari i këtij institucioni konsideron se është i shpërndarë.

Ai thotë se është e çuditshme që opozitë të kërkojë të mos thirret Kuvendit, për shkak se nëpërmjet Kuvendit mund të vendos kontrolli kuvendar ndaj Qeverisë./Telegrafi/