Site icon Telegrafi

Pendarovski: Suksesi për anëtarësim në NATO dhe BE duhet të jetë i përbashkët, edhe i qeverisë, edhe i opozitës

Po shihet dritë në fund të tuneli, dhe se këtë e konfirmoi raporti i Komisionit Evropian. Por, raport pozitiv s’kemi marr për herë të parë, kemi marr rekomandime edhe më herët, herën e fundit në dhjetor të vitit 2015, por atë mundësi e lëshuam. Por, përsëri perëndimi nuk humbi shpresa për kthimin e Maqedonisë në Evropë dhe NATO, ku edhe i takon, tha koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se nga ana e personave të caktuar, nëpërmjet propagandës së keqpërdorimit të kontestit të emrit të Maqedonisë dhe Greqisë, po keqinformojnë publikun se politikat euroatlantike janë gabim.

Sipas tij modeli i demokracisë perëndimore është sistem më i mirë nga të gjithë të mbeturat.

Koordinatori kombëtar për NATO konfirmoi se faktor janë vetë politikat e brendshme, në mes vete duhet të arrihen të priturat e BE-së dhe të vazhdojmë së bashku të punojmë në qeveri dhe opozitë.

Sipas Pendarovskit, hyrja e Maqedonisë në nivelet më të larta në integrimet evropiane të jetë produkt i vendit gjegjësisht dhurata të jetë e dhënë nga politikanët të cilët marrin vendime për ta quar me sukses shtetin përpara, por edhe sukses i qytetarëve dhe faktorin politik. /Telegrafi/

Exit mobile version