Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e vizitoi zyrën e Avokatit të Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë takim Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa, e ka informuar presidentin Pendarovski, për aktivitet vijuese të zyrës që ai e drejton, si dhe për sfidat me të cilët ballafaqohet ky organ në kryerjen e kompetencave të tija.
“Në takim me Avokatët e Shtetit, u theksua rëndësia që sistemi gjyqësor në Maqedoninë e Veriut, të ketë reagim adekuat, të plotë dhe në kohë, plotësisht i mbrojtur nga ndikimet politike. Parakusht kryesor për përparimin e çdo shteti është pikërisht sundimi i ligjit, gjegjësisht gjyqësori i pavarur dhe joselektiv, i cili në mënyrë profesionale, të drejtë dhe paanshëm do t’i zbatojë ligjet”, theksoi presidenti Pendarovski.
Ai poashtu ka potencuar se kjo duhet të jetë imperativ i yni, me të cilin nuk guxon të bëhet kompromis, jo vetëm për t’i përmbushur kriteret formale për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe për ta kthyer besimin e qytetarëve të shteti dhe institucionet e saj.
“Në këtë periudhë kur po përgatitemi për negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e gjithë energjia, ekspertiza dhe vëmendja duhet të orientohet drejt reformave në sferën e sundimit të ligjit”, tha presidenti Pendarovski, duke nënvizuar se në këto proceset Avokati i Shtetit, ka rol të rëndësishëm, i cili duhet të ekzekutohet në interes të shtetit dhe qytetarëve të saj.